Vlerësimi i ndikimit socio-ekonomik

BUXHETI AKTUAL DHE PROJEKTIMET

Të ardhurat e buxhetit janë duke u ulur me shpejtësi dhe mungesa të mëdha të buxhetit të shumave të buxhetuar priten në Buxhetin Plotësues për vitin 2020. Në krahasim me buxhetin aktual për vitin 2020, të ardhurat e qeverisë pritet që të ulen për rreth 415 milion ERU, që është një ulje prej 11.5%. Në terme absolute, mungesa më e madhe e të ardhurave pritet në të ardhurat e TVSH (netoja e rimbursimeve) (125 milion EUR), të ardhura nga akcizat (90 milion EUR) dhe të ardhurat nga tatimi i ardhurave të ndërmarrjeve (88 milion EUR). Në terme relative, tatimi i të ardhurave të ndërmarrjeve me siguri do të bie për 33.8% marramendëse, që do të tregojë një përkeqësim të përfitimit. Pandemia me siguri do të shkaktojë edhe rritje të borxhit dhe deficitit në përmasa më të mëdha nga ato të regjistruar në krizën Globale Financiare të vitit 2009.

Buxheti aktual dhe projektimet për muaj

Ulje e qetë nëpër gjitha
kategoritë e të ardhurave të buxhetit
deri në maj 2020

Deficiti kumulativ deri gusht 2020
është 35 miliardë MKD
ose 5.3% e PBB

Buxheti i dytë plotësues për vitin
2020 parashikon një
deficit të buxhetit prej 8.4% të PBB

Të dhënat fiskale – të ardhurat

Të ardhurat e plota në buxhetin e
dytë plotësues për vitin 2020
janë projektuar në 196 miliardë MKD

Të ardhurat e planifikuara janë 11.5%
më të ultë në krahasim me
buxhetin origjinal të vitit 2020

Buxheti i dytë plotësues për vitin 2020
parashikon një rritje prej 2.5%
në Kontribute të Shërbimeve Sociale

Të dhënat fiskale – shpenzimet

Shpenzimet kapitale ishin
ulur për 22.5%
nga buxheti origjinal për 2020

Shkurtime të dukshme ishin bërë për shpenzimet jo të rëndësishme dhe pa prioritet në
shumë prej 3.1 miliardë MKD

Pakot e katërt të masave
ekonomike kanë kërkuar
rritje të transferimeve prej 13.9%