Nga këndvështrimi makroekonomik, pandemia e COVID-19 do të ndikojë dëmshëm mbi rrjedhjen qarkore të ekonomisë kombëtare. Pengesat do të vendosin shtypje të madhe mbi normat e papunësisë dhe varfërisë dhe do të ri-kthejë rezultatet zhvillimore të kohës para krizës. Masat e përmbajtjes shëndetësore, stimulimet fiskale dhe intervenimet e nevojshme strukturore dhe institucionale mund të kthejnë ekonominë mbrapa në rrugën e para krizës jo më vonë se në fund të vitit 2023. Pandemia me siguri do të shkaktojë ulje të PBB prej 4.0%. Papunësia ishte në rrugë të rënies për më tepër se një dekadë dhe ishte projektuar që të arrijë 16.8% këtë vit. Megjithatë, për shkak të pushimeve nga puna dhe krijimi i ultë i vendeve të punës, ishte projektuar që të arrijë 20.4% deri në fund të vitit 2020. Këto trendë padyshim që do të ndikojnë normat e varfërisë, që sipas parashikimeve që kemi, do të rritet në 21%.
Humbje të pritura përmbledhëse
2.3 miliardë USD
në vitin 2020 dhe 2021
Mbrapa në gjendje normale
jo para vitit 2023
në kuadër të një skenari të fuqishëm të reformave
Recesioni mund të jetë më
i thellë nga ajo që pritet
-5.4% në vitin 2020
Ulje e shpejtë e PBB të vërtetë në
T2 2020 në 12.7%
Rimëkëmbja graduale e pritur
në T3 dhe T4 2020
Rritje pozitive e pritur
për të vazhduar në T1 2021
36.8% rritje
që prej fillimit
të pandemisë
Muaji më i keq deri më tani
është qershori 2020 me
12,268 të ri të papunë
Më tepër të goditur janë Gjevgjelia dhe Vallandova
me 80% rritje
në papunësi