Vlerësimi i ndikimit socio-ekonomik

TË ARDHURAT KOMUNALE

Kriza ndikon mbi buxhetet e qeverive lokale si në kuptim të ardhurave lokale dhe ato transferime ndërqeveritare. Mbledhja e ultë e të ardhurave lokale vetëm është duke penguar sigurimin e shërbimeve publike. Duke marrë parasysh që granti për TVSH është bazuar në përqindjen e caktuar nga të ardhurat e mbledhjeve të TVSH (neto) të vitit paraprak nga buxheti qendror, transferimi i granteve për TVSH në buxhetet komunale nuk do të ndikohet nga kriza aktuale e vitit 2020. Komunat do të kenë në dispozicion 38 milion EUR në vitin 2020, që do të jetë një lehtësim i rëndësishëm monetar për buxhetin e tyre. Megjithatë, granti i përgjithshëm për TVSH në vitin 2021 do të ndikohet shumë nga recesioni aktual dhe uljet në të ardhurat (neto) të TVSH. Sipas vlerësimeve, pritet një ulje të grantit të përgjithshëm të TVSH për 7.8% ose pothuaj se 3 milion EUR që do të pasqyrohet në Buxhetin Plotësues për vitin 2020.

Ndryshimet në të ardhurat komunale për vitin 2020 në krahasim me vitin 2019

Të ardhurat komunale lokale
janë ulur për 19%
në gjysmën e parë të vitit 2020 në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar

Pjesa e njëjtë e granteve ndërqeveritare
është rritur në 69.8%
për të kompensuar humbjet në të ardhurat komunale

Si rezultat, të ardhurat komunale të plota në gjysmën e parë të vitit
2020 janë rritur për 6.8%
në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Të ardhurat komunale në TVSH